Inter barazon përsëri, ndalet nga Cagliari. “Buzëqesh” Juventus

AKTUALITET


Interi mori barazimin e dytë radhazi në kampionat, këtë herë duke u ndaluar nga Cagliari në sfidën që u luajt mesditën e të dielës në “San Siro”. Skuadra zikaltër nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me skuadrën mike, duke i dhuruar një tjetër “asist” Juventusit për t`u shkëputur në krye të renditjes.

Skuadra e Contes e nisi mirë takimin, kur Martinez gjeti rrjetën në të 29`. Sulmuesi i Interit shënoi me kokë nga brenda zonës, pasi mori një asist nga Young. Por në pjesën e dytë, Cagliari u bë më kërkes në fushën e lojës. E pikërisht, një ish i interit Radia Naniggolan, shënoi një super gol në portën zikaltër nga jashtë zone.

Ndërkohë, në minutat e fund të sfidës, sulmuesi Lautaro Martinez doli nga fusha e lojës me karton të kuq. Ndërkohë, pas barazimit të së dielës, Interi mbetet në vendin e dytë me 48 pikë, ndërsa Juventus kryeson me 51 pikë si dhe ka një ndeshje më tepër në dispozicion për të luajtur.



Skip to toolbar