Interi pranë gjysmëfinales, zikaltërit mundin Benfikën 2-0 në shtëpi

Më të fundit


Inter regjistron fitoren më të rëndësishme në momentin më të keq të sezonit por suksesi i kësaj të marte mund të caktojë edhe fatet e të ardhmes së kësaj skuadre. Milanezët triumfojnë 2-0 në “Da Luz” kundër Benfica-s që konsiderohej një kundërshtar i vështirë por i tillë ishte vetëm në një fraksion të shkurtër loje në pjesën e parë pasi skuadra e Simone Inzaghit i kishte marrë mirë masat e fushës.

Një skuadër me personalitet, tërësisht e tranformuar krahasuar me paraqitjet në kampionat. Dëshirë për të mbrojtur e luftuar në çdo top, Interi e kapi në befasi skuadrën e shqiponjave dhe këtë e tregoi në golin e parë pas një harkimi perfekt të Bastonit që përfundoi në kokën e Barrellas e më pas në rrjetë.


Dumffries në formë optimale ashtu si e gjithë skuadra, ishte një nga më të mirët në fushë por edhe personazh kryesor në aksionin nga ku lindi edhe 11-metërshi i minutës së 80 që Lukaku nuk e fali.

Të zotët e shtëpisë përgjigjen me një goditje të Grimaldos por vetëm kaq, Interi kthehet në shtëpi me një fitore shumë të çmuar të arritur falë formës së grupit në ndeshjen më të disiplinuar të këtij sezoni. Gjysmëfinalja është shumë pranë por fillimisht në 19 prill zikaltërit duket të ruajnë minimalisht këtë sukses.




Skip to toolbar