Bayern Munchen dorëzohet pa kushte, Manchester City merr “fitore” në tavolinë

Më të fundit


Manchester City me një këmbë në gjysmëfinale në kurriz të Bayern Munchen pasi Pep Guardiola shkatërroi 3-0 rivalin e tij të përjetshëm Thomas Tuchel, duke i kthyer reston e disfatës në finalen e Champions dy vite më parë.

Në “Etihad” në aktin e parë në çerekfinales me të fortë në letër, skuadra vendase dominoi 3-0 gjermanët e shpërfytyruar në pjesën e dytë ku treguan probleme të mëdha në mbrojtje e duke rrezikuar madje të pësonin edhe të katërtin.


“Horror” 20 minutat e fundit për miqtë pasi golit fantastik të Rodrit në pjesën e parë, i shtoi një tjetër praktikisht Upamecano me një top të dhuruar që u përkthye në gol nga Silva i cili përfundoi nga asisti i artë i Halaand.

Por mbrëmja magjike e niorvegjezit nuk kishte përfunduar pasi vetëm disa minuta më vonë ai shënoi edhe golin e tij personal që është i 11-ti për të në 7 takime të UEFA Champions League këtë sezon. Me këtë disfatë gjithçka bëhet më e vështirë për Bayrn Munchen pasi përballë ka një kundërshtar me staturë shumë të rëndë.




Skip to toolbar