“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë pas ndërhyrjeve iraniane dhe propagandës së saj, në lidhje me protestat e fundit në Tiranë”.
Kështu u shpreh analisti Frrok Çupi, i ftuar në “News Hour”, në ABC News.
Ai theksoi se kjo luftë hibride është e rëndë dhe po bëhet kundër një shtetit anëtar të NATO, kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
“Luftë hibride, luftë e rëndë, është një portë përpara luftës konvencionale. Sot është ditë celebrale, sot është ditë e shpalljes së luftës. Është një luftë kundër një shtetit të NATO, kundër Shqipërisë, kundër presidenti të SHBA dhe kryeministrit të Shqipërisë. Presidenti Begaj duhet të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë, jo nesër”, tha ai.
Ai shtoi se nëse Sali Berisha del kundër qeverisë në këto momente, kjo do të thotë rrjedhimisht se qasja e kreut të Partisë Demokratike është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nëse Berisha është kundër qeverisë në këtë moment, është kundër SHBA. Nëse Berisha shpallet pro një lëvizjeje të tillë, e cila është lëvizje majtiste ekstreme, kjo do të thotë se Berisha është pro ekstremizmit majtist, i cili merret me kauza të tilla si zogj dhe bimë”, tha ai.
