Përballja e shumëpritur më në fund u luajt. Ndërsa në Gjirin Persik po fryjnë më në fund erërat e paqes, në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Irani bëri realitet ëndrrën, pra pjesëmarrjen në këtë Botëror pikërisht në atë që quhet “toka armike”.
Dy shtetet janë ende në luftë, ndonëse të pashpallur, dhe armëpushimi mund të nënshkruhet të premten, ndërsa kombëtarja iranane e arriti një armëpushim me Zelandën e Re në ndeshjen e parë të Grupi G.
Barazim 2-2 I lojtarëve nga Lindja e Mesme, për të cilët padyshim që ka qenë e vështirë të përgatiteshin për këtë sfidë, duke pasur parasysh rrethanat, luftën dhe rrezikun për familjarët, si dhe probleme me vizat e paqartësinë deri në fund për të luajtur në Botëror.
Zelanda e Re në të vërtetë bëri më shumë, si një skuadër e fortë fizikisht dhe e shpejtë.
Lojtarët e kombëtares nga Oqeania e Largët kaluan dy herë në avantazh, me gola të shënuar nga I njëjti emër, Xhast, në minutat 7 e 54, dhe të asistuara po nga I njëjti, Vud.
Irani u përgjigj po dy herë, kur shënoi Rezaeian në 32’ dhe Mohebi në 64’. Rezaeian dha edhe pasimin për rrjetën e dytë.
Gjithçka përfundoi me sukses, për fat të mirë, ndonëse e përditshmja “Marka” shkruan se kombëtarja iraniane e pati edhe një problem në kthim për në Meksikë.
Në aeroport në Los Anxhelos, dy futbollistë, Taremi dhe Al Haui, patën probleme me pasaportat, që u quajtën jo normale nga drejtuesit e Federatës, dhe që vonuan udhëtimin për në Tihuana.
Irani do të luajë tashmë ndaj Belgjikës në 21 qershor dhe Egjiptit në 26, gjithnjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
