Ish-burri: Nuk i njoh shokët e Marsidës, fëmijët tanë ishin me mua

AKTUALITET


Krimi që tronditi Kavajën që në orët e mesnatës, ku një person mbeti i vrarë dhe një i plagosur, nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe ish bashkëshortin e Marsida Qatjaes, e cila mendohet se ka qenë “molla e sherrit” në këtë ngjarja të rëndë. Etmond Sinka është ish bashkëshorti i Marsida Qatjas, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Përmes një interviste në gazetën “Panorama” ai ka pohuar se në momentin e ngjarjes djali dhe vajza nuk kanë qenë në banesë, por shtëpinë e tij.


Ai deklaroi se me Marsidën janë ndarë prej katër vitesh me marrëveshje, por vijojnë të ruajnë një raport të mirë mes tyre, dhe se nuk kanë probleme. “Fëmijët për fat të mirë kanë qenë të dy me mua mbrëmë, në shtëpinë time, pasi më kishte ardhur edhe motra. Janë shqetësuar nga ngjarja, sidomos djali që është 14 vjeç sepse shikon mediat ndërsa vajza është 9 vjeçe dhe nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur. Unë me Marsidën kemi raporte të mira, vazhdoj të flas edhe sot me familjarët e saj, ndërsa sa i takon jetës së saj, janë gjëra personale”, u shpreh ai.

Sinka, duke folur për ngjarjen tragjike ku mbeti i vrarë me armë zjarri 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi, tha se nuk ka njohje personale me ta.

Më tej ai deklaroi se kujdestarinë e fëmijëve e ka Marsida, por kohët e fundit, për shkak të lindjes së djalit të vogël, më së shumti fëmijët kanë qëndruar me të. “Më kanë telefonuar për të më ofruar ndihmë psikologjike për fëmijët, por deri tani të dy janë mirë, nuk janë në gjende shoku”, pohoi ish-bashkëshorti i Marsidës.




Skip to toolbar