“Ishte e rrezikshme“, dëshmitari përshkruan momentin e zjarrit: Kanë qenë 25-30 punëtorë në fabrikë

AKTUALITET


ELBASAN– Një biznes plastike është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të mërkurë duke krijuar panik dhe frikë në Elbasan, në zonën e ish-Metalurgjikut.

Dëshmitarët okularë kanë folur për mediat, duke treguar momentet e para të zjarrit. Njëri prej tyre tha se situata ka qenë e rrezikshme, por fatmirësisht asnjë prej punëtorëve nuk ka marrë lëndime.

“Ishte tej mase e rrezikshme qoftë për punëtorët që ishin Brenda, qoftë dhe me personelin e fabrikës, të cilët janë angazhuar më forcat e veta para se të vinte zjarrfikësja.

Ka qenë tej masa e rrezikshme qoftë për punëtorët, qoftë për personelin. Fabrika prodhon arka plastike dhe tuba për kalimin e ujit.

Të lënduar nuk ka pasur, as nga punëtorët dhe as nga personeli. Unë punoj në një fabrikë tjetër, dhe në momentin kur kam konstatuar flakët jam paraqitur direkt për ndihmë në mënyrë humane. Janë rreth 25-30 punëtorë”, tha ai.



Skip to toolbar