ISIS plagos 5 ushtarë italianë. Shqetësohet Meta

BOTA


5 ushtarë italianë mbetën të plagosur nga një sulm me bombë në Irak. Ushtarët italianë po ktheheshin nga një operacion i suksesshëm stërvitor në Kirkuk të Irakut, ku u ndeshen me një bombë të vendosur nga xhihadistët e ISIS.

Ushtarët italianë morën plagë të ndryshme në trup, por janë jashtë rreziku për jetën falë faktit se u ndodhën në mjetin e tyre të blinduar. Ushtarët pas marrjes së mjekimit do rikthehen në atdheun e tyre.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe presidenti Meta, i cili u shpreh tejet i shqetësuar për këtë sulm me bombë ndaj ushtarëve italianë. “Me dhimbje të thellë dhe shumë shqetësim mora lajmin e plagosjes në një atentat të pabesë në Irak, të disa ushtarëve italianë. Lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për ta, me urimin për shërim sa më të shpejtë, si dhe për familjarët e tyre, në këto momente shumë të vështira”, shkruan Meta.



Skip to toolbar