Vritet lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi?

BOTA


Në mediat e huaja shkruhet se lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi mund të jetë vrarë gjatë një sulmi ajror amerikan. Një zyrtar i lartë amerikan tha për mediat se baza ku fshihej al-Baghdadi u bombardua gjatë natës, por nuk konfirmon nëse operacioni ishte i suksesshëm apo jo. Në lidhje me rastin është paralajmëruar dhe një konferencë për shtyp nga presidenti Trump për dhënien e një lajmi të rëndësishëm për opinionin publik. Vetë presidenti Trump bëri një twitter ku shkruante “Pikërisht në këtë moment ka ndodhur diçka e rëndësishme’, por pa dhënë detaje të tjera.

Revista amerikane “NewsWeek” ishte e para që dha lajmin për vrasjen e tij dhe detaje të operacionit të sulmit amerikan. Sipas burimeve të kësaj gazete, operacioni ushtarak i njësive speciale është zhvilluar në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë. Kjo zonë konsiderohet si një prej rajoneve të fundit të kontrolluara nga islamistët. Pas një përleshje të shkurtër me armë, thuhet se Al-Bagdadi ka bërë vetëvrasje me një rrip të mjeteve shpërthyese. Vetëvrasja është bërë në praninë e anëtarëve të familjes, shkruan “NewsWeek”. Fëmijët nuk janë lënduar, por janë vrarë edhe dy gra të Al-Bagdadit.


Lideri i ISIS Abu Bakr al-Baghdadi është shpallur disa herë i vdekur gjatë operacioneve dhe sulmeve bombarduese ndaj ekstremistëve, por gjithmonë ka dalë gjallë dhe me video-mesazhe për hakmarrje. Në sulmin e fundit të SHBA në Idlib të Sirisë, pritet që zyrtarët të konfirmojnë ose jo vdekjen e tij.

Daily Mail ka publikuar pamjet e sulmeve ku mendohet se është vrarë edhe lideri i ISIS.




Skip to toolbar