Italia me qeveri të re, financat në dorë të mësuesit të historisë

AKTUALITET


Giusepe Conte do të drejtojë qeverinë e re italiane në një mandat të dytë, pas arritjes së marrëveshjes mes Lëvizjes 5 Yje dhe Partisë Demokratike. Në kabinetin e ri qeveritar, ajo që bie në sy, është zgjedhja si ministër financash i Roberto Gualtierit, i cili ka qenë në fillimet e tij mësues i historisë. 53-vjeçari ka lindur në Romë në vitin 1966, ndërsa ka përfunduar studimet e larta në fakultetin e filologjisë në La Sapienza në vitin 1992. Ai ka ndjekur studimet doktorate në fushën e historisë bashkëkohore.

Nga viti 2001 deri në vitin 2014 ka drejtuar Institutin Antonio Gramsi, ndërsa prej vitit 2009 është zgjedhur deputet në Parlamentin Europian. Në vitin 2014, Roberto Gualtieri ka qenë udhëheqës i misionit vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë nga Bashkimi Europian. Megjithatë, edhe pse një personalitet në fushën e historisë, Gualtieri njihet dhe si ekspert i ekonomisë.

Prej vitesh ai punon në Parlamentin Europian duke mbajtur postin e kryetarit të komisionit të ekonomisë nga viti 2014 e këtej. Ai ka qenë përgjegjës për nxitjen e një var reformash që synojnë të forcojnë Europën nga problemet e krizës financiare. Për italianët, zgjedhja e Gualtierit në krye të financave nga radhët e Partisë Demokratike, ka qenë një lëvizje e zgjuar. “Ai i njeh mirë institucionte evropiane dhe se si funksionojnë ato”, i ka thënë AFP një burim nga BE. “Është një pasuri të kesh dikë me atë përvojë”, ka shtuar burimi i AFP.



Skip to toolbar