Arrestohet për mashtrim e zgjedhura e Bashës për deputete

AKTUALITET


Jo pak, por 15 persona janë arrestuar nga policia në kuadër të një operacioni anti-informalitet, të cilët akuzohet se kanë mashtruar me skemën e TVSH-së duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 4 milionë eurosh. Shumica e të arrestuarve janë biznesmenë, mes tyre dhe ish kandidatja për deputete e PD-së, në qarkun e Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për Shpresa Joanidhin. Report Tv raporton se Shpresa Joanidhi është arrestuar si pjesë së skemës së mashtrimit me TVSH-në. Ajo ka qenë kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës, e ndërsa është administratore e Shpresa Al, bashkë- ortake me bashkëshortin e saj, Alfred Joanidhin. Subjekti “SHPRESA” SHPK operon në fushën e ndërtimit, linjë transporti urbani, kateringu si dhe kompani që tregton sisteme kamerash, sisteme alarmi, sisteme aksesi etj.


Nisur nga akuzat e PD-së drejtuar maxhorancës dhe Ramës se promovon njerëz të lodhur me krimin, në këtë rast edhe Basha nuk mbetet pas. Arrestimit të zgjedhurës së tij si kandidate për deputete tregon se edhe Basha ka zgjedhur personin e gabuar.




Skip to toolbar