Italia publikon shifrat e luftës me Covid-19, 681 të vdekur në 24 orët e fundit

BOTA


Në Itali gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar edhe 4.535 të infektuar duke shkuar në 124.632 numri i përgjithshëm i të prekurve. Raportohet se në këtë hapësirë kohore kanë ndërruar jetë edhe 681 njerëz duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.

Sakaq kanë dalë dhe shifrat vetëm për Lombardinë. Shifrat duket të jenë në linjë të njëjtë me një ditë më parë. Pozitivë 24 orët e fundit janë regjistruar 1.598 njerëz duke e çuar në total 49.118 numrin e të prekurve në rajonin verior të Italisë.


Këto 24 orë që kaluan, humbën jetën 345 vetë duke çuar në 8.656 numrin e përgjithshëm. Të shëruar janë 200 të tjerë, gjithsej 12.002 njerëz.




Skip to toolbar