Milani është rikthyer te fitorja në Serie A, pasi mundi në transfertë Cagliarin me rezultatin 0-2.
Në këtë ndeshje, sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic e nisi titullar, duke i dhënë tjetër ritëm lojës së kuqezinjëve.
Të dy golat e skuadra së Milanit u shënuan nmë pjesën e dytë. I pari ishte Leao që gjeti rrjetën, pas një asisti të Castillejo.
Ndërsa, golin e dytë e shënoi pikërisht shtatlarti suedez, Zlatan Ibrahimovic në të 64` pas një asisti të Hernandez.
Ndërkohë, gjatë pjesës së parë sulmuesi suedez pati dhe raste të tjera, ndërsa u ndalë nga shtylla.
Me fitoren e të shtunës, Milani shkon 25 pikë dhe ngjitet në vendin e tetë në renditje. Ndërsa Cagliari mbetet në vendin e 6 me 29 pikë.