Është 38 vjeç, por Milan rikthen në fushë Zlatan Ibrahimovic

AKTUALITET


Zlatan Ibrahimovic është zyrtarisht lojtar i Milanit. Lajmin e bëri të ditur klubi italitan, i cili publikoi në faqen zyrtare disa video promovuese “IZcoming”. Sulmuesi suedez, që aktualisht është në moshë 38-vjeçare, ka luajtur për Milanin nga viti 2010 deri në vitin 2012.

Në dy vjet ai shënoi 56 gola në 85 ndeshje, duke lënë një shenjë të pashlyeshme, e cila është dhe arsyeja pse pas shtatë vjetësh largim rikthehet përsëri. Ibra vjen pas aventurës në SHBA me Los Angeles Galaxy. Në komunikatën zyrtare të klubit italian, thuhet se lojtari do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni me mundësi rinovimi.


“Po kthehem në një klub që e respektoj jashtëzakonisht shumë dhe në një qytet që e dua” – tha Zlatan Ibrahimovic – “Unë do të luftoj me shokët e mi të skuadrës për të ndryshuar rrjedhën e këtij sezoni dhe do të bëj gjithçka për të arritur qëllimet tona”, tha shkurtimisht sulmuesi për kanalin zyrtar të klubit italian.




Skip to toolbar