Izraeli eleminon me dronë disa persona që tentuan të futen nga Libani

BOTA


Forcat izraelite ushtarake kanë bërë të ditur se kanë vrarë disa persona të cilët janë përpjekur të futen në territorin e Izraelit nga Libani për të kryer sulme.

Megjithatë, ende nuk është konfirmuar numri i saktë dhe koha kur ka ndodhur kjo ngjarje. Ditën e premte, ushtria izraelite konfirmoi se po kryente sulme me dronë në objektivat e Hezbollahut  në Liban.

Pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, kufiri me Libanin ka pasur më shumë lëvizje. Ai ka qenë kryesisht një zonë e qetë, që prej vitit 2006 në luftën Izrael-Liban.



Skip to toolbar