Jam 31 vjeç dhe falënderoj Zotin! Adele vjen me një mesazh force

Më të fundit


E ka bërë vetë urimin për ditëlindjen e saj dhe me këtë rast ka ndarë me të gjithë ndjesitë e një njeriu që mbush 31 vjeç dhe hyn në një dhjetëvjeçar të ri të jetës. Kjo është ditëlindja e parë e Adele, që e feston pak ditë pas divorcit dhe ashtu siç shkruan ajo është momenti për të shijuar kohën me veten, dhe për të vlerësuar mbi të gjitha vetveten.

 “Jam 31 dhe falënderoj Zotin. 30-ta më kushtoi shumë, por po përpiqem të mësoj prej saj. Nuk ka rëndësi se sa vjeç jemi, jeta komplikohet herë pas here. Kam ndryshuar shumë këto vitet e fundit dhe po ndryshoj akoma. Gjithçka është në rregull. 31-shi do jetë një vit i mirë dhe unë do ta shpenzoj të gjithin për veten”, shkruan Adele e cila shton se njerëzit duhet të jenë mirë me veten.





Skip to toolbar