Java e Europës/ Të rinjtë tryezë diskutimi mbi procesin e integrimit me zyrtarët e qeverisë

AKTUALITET


Në Javën e Europës dhe në kuadër të Programit të Ditëve të Hapura, Agjencia për Media dhe Informim ftoi aktivistë të Kongresit Rinor Kombëtar dhe nxënës të gjimnazit “Andon Zako Çajupi”, në një bashkëbisedim me zyrtarë publikë të angazhuar drejtpërdrejt në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndër të tjera, në tryezë u diskutua mbi mënyrat se si mund të rritet aksesi i të rinjve në informacionin që lidhet me integrimin europian dhe mbi mënyrat se si ata mund të jenë pjesë aktive e procesit.


Zëvendës Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, u ndal te puna e deritanishme brenda kapitullit 31 “Politika e Jashtme, e Sigurisë dheMbrojtjes”, ndërsa Zëvendës Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në ecurinë e punës me kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Programi #OpenDay është një nismë e Agjencisë për Media dhe Informim në kuadër të edukimit dhe informimit të të rinjve lidhur me funksionet.




Skip to toolbar