Jetëgjatësia globale do të jetë 78.2 vjet në vitin 2050

BOTA


Jetëgjatësia globale do të rritet me pothuajse pesë vjet deri në vitin 2050, nga 73.6 vjet në 2022 në 78.2 vjet në 2050, sipas një studimi të botuar në revistën angleze Lancet.

Revista mjekësore thotë se deri në vitin 2050, jetëgjatësia për burrat do të rritet me 4.9 vjet në 76 vjet, dhe për gratë me 4.3 vjet në 80.5 vjet.


Studimi i Institutit për Shëndetin Publik, i cili merret me statistikat e shëndetit global dhe ndodhet në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, SHBA, thekson se jetëgjatësia do të rritet më shpejt në rajonet që aktualisht kanë jetëgjatësi relativisht të ulët.

Sipas atij hulumtimi, rritja e vazhdueshme e jetëgjatësisë është pasojë e masave të shëndetit publik që kanë çuar në trajtimin efektiv të sëmundjeve kardiovaskulare, koronës dhe një sërë sëmundjesh të tjera infektive.

Në të njëjtën kohë, shkencëtarët theksojnë se sëmundjet jo-infektive do të pengojnë rritjen e jetëgjatësisë në të ardhmen më shumë se sëmundjet infektive, duke përmendur si shembuj sëmundjet kardiovaskulare, kancerin, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike dhe diabetin./abcnews.al




Skip to toolbar