“Ju vraftë Zoti!” Ceka del hapur kundër BE: Kafja do bëhet 1 euro

AKTUALITET


Në një kohë kur të gjithë luftojnë të afrohemi sa më shumë me Europën dhe të bëhet e mundur hapja e negociatave, Neritan Ceka del hapur kundër BE-së dhe thotë se është bërë euroskeptik. Ceka thotë se Shqipëria nuk është e përgatitur për t’u integruar në BE dhe se të gjithë do të pendohemi pasi edhe kafja do të bëhet 1 euro.

“Unë gjithmonë e më shumë po bëhem euro skeptikë. E kam thënë dhe do ta them. Ditën që do të hyjmë në Evropë ne do të pendohemi, që nga kafja që do bëhet 1 euro. Ne nuk jemi të përgatitur dhe do të shkojmë si cjapi te kasapi me këtë strukturë dhe ekonomi që kemi. Atje është kompetitive. Evropa nuk është një hotel që shkon dhe nuk paguan. Ne nuk jemi përgatitur. Kemi një klasë politike kompradore (të korruptuar), një ekonomi kompradore. Jemi gati të shesim çdo gjë dhe mos fusim gjë dhe kemi një Evropë shumë dinake në institucionet e saj”, tha Ceka në Ora news.

Ceka njihet si politikan anti qeveritar dhe së fundi është bërë personazh memesh me mallkimin e famshëm që bëri në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit kur tha: “I vraftë zoti shqiptarët që do shkojnë të votojnë”.



Skip to toolbar