Firo e PD, Kulluri, Bashës: Lëri “armiqtë”, ndërto strategjinë politike

AKTUALITET


Analisti Eduard Zaloshnja publikoi në “RealStory” të dhënat e sondazhit të kryer gjatë mujit gusht dhe shtator për partitë poltike. Partia Demokratike rezultoi me një rënie të ndjeshme të votave, pasi vetëm në një muaj, PD pati firo në 70 mijë vota. Pas këtyre shifrave, reagoi ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri.

Sipas tij, Partia Demokratike duhet të bëj një analizë për ndryshimin e votave, duke i dhënë përgjigje pyetjes “pse PD dhe aleatët kanë rënie drastike dhe PS, e mbi të gjitha LSI dhe PDIU kanë shënuar rritje të ndjeshme të votës me 40 mijë dhe 30 mijë vota respektivisht?”.


Sipas Kullurit, nëse rezultati i 2017 është vetëm pasojë e blerjes së votave (siç PD ka ngritur kauzën e aksionit opozitar kundër mazhorancës), i bie që “dy partitë e “opozitës së bashkuar” kanë blerë vota të djathta dhe koalicioni është i pamoralshëm”, shkruan Kulluri.

Në fund, ai thotë se “nëse këto vota kanë lëvizur prej sjelljes së gabuar poltike dhe taktike të PD, atëherë i pamoralshëm është lidershipi i PD! Rrugë të mesme nuk ka. Kështu, para se të gjeni armiq të brendshëm apo të jashtëm (ndërkombëtarë), bëni këtë analizë në Këshill Kombëtar ose në bazën e PD dhe ndërtoni strategjinë politike për zgjedhjet e ardhshme. Kaq është!”, shkruan Kulluri.




Skip to toolbar