Historiani Pëllumb Xhufi në emisionin “Real Story”, në ABC News foli për shtatë prillin, rëndësinë historike të kësaj ditë, duke u ndalur edhe tek figura e Ahmet Zogut.
Gjatë kësaj interviste, Pëllumb Xhufi, u shpreh se janë nënshkruar marrëveshje antikombëtare nga Ahmet Zogu, duke shtuar se “ajo për të cilën është dalluar është edhe fakti se ka qenë i zoti për të imponuar pushtetin mbi popullin e tij”.
“Këta njerëz përcaktohen përgjithësisht si njerëz pa skrupuj. Zogu që në fillimet, mund ta themi se ka qenë i “zoti shenjtan”. Ka qenë i zoti për të imponuar pushtetin mbi popullin e tij, me të huajt e ka dredhur me të gjithë. Të njëjtat marrëveshje antikombëtare në ’15 dhe në ’24. Ai gjëja e parë që bëri, shpërndau ushtrinë. U vendos lëshimi i Shën Naumit. Ka bërë edhe lëshime të rënda. U prish edhe me Italinë, se u mbyllën shkollat. Filluan problemet…Italia kërkonte të merrte portet që ta bënte bazë për t’u shtrirë në Ballkan. Italianët e “trashën zërin”, ky iu kthye përsëri Jugosllavisë, i kërkoi edhe hua sepse nuk i jepte më para Italia. Ai në ’24 hoqi Ushtrinë dhe mbajti Xhandarmërinë. Xhandarmëria për çfarë është? Për të “rrahur” popullin tënd”, tha Xhufi.