‘Kam tentuar të bashkoj të rinjtë’, Shabani: Votuesit të ndëshkojnë të ata që donin përçarje. Lapaj, pro bashkëpunimit

POLITIKË


Bashkëthemeluesi i partisë ‘Shqipëria Bëhet’, Endri Shabani i ftuar në ‘Real Story’ tha se në këto zgjedhje janë tre parti të reja, ndërsa të tjerat janë vetëm fraksione apo parti të reja me aktorë të vjetër.

Ai tha ndër të tjera se ka tentuar të bashkojë partitë e reja, si dhe Lapaj ka qenë vazhdimisht pro bashkëpunimit.

“Nëse do bashkoheshim të gjithë do merrnim një mandat. Bashkimi është i votuesve. Unë ka bërë një betejë që t’i bashkojë të gjithë, nuk kam luftuar me asnjë prej të rinjve dhe iu jam lutur që ‘hajt ta bëjmë këtë debat në parlament jo në ‘podcast’.Votuesi le të shkojë te alternativa rinore që do të shkojë në parlament. Dhe Lapaj pavarësisht se e kanë sulmuar dhe kanë pasur debate ka qenë vazhdimisht për bashkëpunim.

Ka parti të reja me aktorë të vjetër, ose fraksione por janë tre mundësi të reja ‘Lëvizja Bashkë’, ‘Thurje’ dhe ‘Shqipëria Bëhet’. Ne kemi krijuar një grup të rinjsh dhe me listë të hapur jemi. Votuesi duhet tu japi një mesazh dhe këtyre që shkojnë për përcarje.”



Skip to toolbar