Kaosi i “Foltoristëve” te ‘Media’/ Zheji: Skena të turpshme, një krizë nervore e Bardhit

Më të fundit


TIRANË- Analisti Artur Zheji, i ftuar në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla i cilësoi të turpshme skenat e sotme në Komisionin e Medias, ku deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën me kryetaren e komisionit Flutura Açka.

Ai theksoi se nuk është hera e parë që Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë të “Foltores” të janë përfshirë në akte zhurmuese.


“Skenës nuk ke çfarë i komenton. Është një krizë nervore e zotit Bardhit, sepse nuk është hera e parë që kalon në tonalitete të tjera, pastaj nuk arrin të frenojë. Nuk i punojmë mirë frenat. Skena është e turpshme”, tha ai.




Skip to toolbar