Stuhi të forta ere dhe shiu kanë përfshirë zonën e Lezhës, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Zona e plazhit të Shëngjinit, ka qenë më e prekura nga shtrëngatat e forta të erës dhe shiut, të cilat kanë rezultuar me pasoja të rënda për bizneset dhe pushuesit.
Mësohet se për shkak të furtunës, janë dëmtuar shumë biznese në plazhin e Shëngjini. Gjithashtu, për shkak të erës, janë dëmtuar edhe disa mjete të pushuesve.
Në disa zona ka pasur zhvendosje të shtyllave elektrike, të cilat më pas kanë rënë në mjetet e pushuesve.
Për shkak të dëmtimit të shtyllave elektrike, mësohet se disa zona në Lezhë kanë mbetur pa energji elektrike.
Fatmirësisht, nuk raportohen dëme në njerëz. Moti i keq me shtrëngata shiu dhe ere përfshiu pothuajse të gjithë territorin e vendit, duke sjell ulje të tempretarturave këtë të mërkurë.