KAS merr vendimin: Kutitë e Tiranës do të hapen, votat do të rinumërohen

AKTUALITET


Votat e zgjedhjeve të 11 majit do të rinumërohen. Është ky vendimi i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ

Vendimi u mor pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it nga radhët e Partisë Demokratike Ledio Braho dhe Indrit Cefa, të cilët kërkuan rinumërimin e 1282 qendrave të votimit.

Rinumërimit do i nënshtrohen votat për partitë dhe kandidatët.

Duke marrë në konsideratë që ky proces kërkon kohë për përgatitjen e logjistikës, fillimi i këtij procesi do të njoftohet në një moment të dytë nga KAS



Skip to toolbar