KE paralajmëron: Të mbajmë afër Ballkanin ose do ta bëjnë të tjerët

BOTA


“Bashkimi Europian të mbajë pranë vetes Ballkanin Perëndimor, ose shtete të tjera do të përfitojnë”. Ky ishte paralajmërimi i bërë nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.

Von Der Leyen tha se mbështet plotësisht qëndrimin e Berlinit pro zgjerimit të BE-së, ndërsa shtoi se deri në hapjen e negociatave Ballkani Perëndimor “duhet mbajtur afër”.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të mëdha për të arritur në këtë pikë të kërkuar nga ne. Do të fokusoj të gjitha përpjekjet e mia në projekte të përbashkëta që fuqizojnë rrugën e bashkëpunimit të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kështu t’i afrojmë këto shtete me ne. Nëse ne nuk e bëjmë këtë, të tjerë do ta bëjnë”, tha Von Der Leyen.



Skip to toolbar