Autoritetet lokale të KE tërheqin vëzhguesit nga zgjedhjet në Shqipëri, por OSBE vazhdon misionin. Glover takon Bashën

AKTUALITET


Sulmet ndaj KZAZ-ve dhe fotot e frikshme me zjarr nga protestat e opozitës që shfaqen në mediat e huaja duket se kanë trembur Kongresin e Autoriteteve Lokale të KE-së, i cili njofton se nuk do të dërgojë vëzhgues për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri.

Shkak për këtë është bërë pasuria në vendin tonë.


“Në vijim të emailit të mëposhtëm, me të cilin ju ftojmë në një takim me një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës, po ju informojmë se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh nga Kongresi për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.

Ju kërkojmë ndjesë për çdo problem që mund t’ju shkaktojë anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të korresponduar me Kongresin”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Nga ana tjetër OSBE është e angazhuar me 150 vëzhguesit e saj që do të monitojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri. Shefja e misionit të vëzhgimit Glover pavarësisht debateve politike në vend, ka vazhduar misionin e saj për mbledhjen e informacioneve duke zhvilluar takime në selitë e të gjitha partive politike në vend. Ditën e mërkurë ajo zhvilloi një takim rreth 60 minuta me kreun e PD-së, Lulzim Basha, pavarësisht faktit se ai nuk do të marrë pjesë në zgjedhjen e 30 qershorit.

Faktori ndërkombëtar do të kenë në përfundim një raport të detajuar nga vëzhguesit e OSBE për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri. OSBE, zakonisht është institucioni ndërkombëtar që certifikon zgjedhjet.




Skip to toolbar