Kërcënohet me jetë Edi Rama, Anti-terrori prangos autorin

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka marrë së fundi kërcënime me jetë nga një person. Pas kërcënimeve në rrjetet sociale dhe në telefon menjëherë janë vënë në lëvizje forcat speciale të antiterrorit, të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar.

Personi i arrestuar është identifikuar dhe quhet Andrea Kurti.

Ai ka kërcënuar kryeministrin Rama me mesazhe të shumta në rrjetet sociale por edhe në telefon.

Sipas policisë shtetasi Andrea Kurti është arrestuar të mërkurën në orët e para të mëngjesit. Ai  është me origjinë nga Puka dhe jeton në një banesë me qira pranë Unazës së re. Ai i kishte fshirë mesazhet në telefon, por ekspertët i rikthyen dhe në një prej mesazhe që i dërgonte Ramës, Kurti shkruante: Do të fus plumb ballit.

Andrea Kurti


Skip to toolbar