Fier e Lushnje, dy persona në pranga për armëmbajtje pa leje

AKTUALITET


Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit dhe Lushnjës, pasi akuzohen për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe prishje e qetësisë publike. Në qytetin e Lushnjës është vënë në pranga një 25-vjeçar me inicialet A.C., i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në Fier, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes, nga Shërbimet e Specializuara Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u kap dhe ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: E.Xh, 47 vjeç, banues në Patos.


Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 08.05.2018 e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme proceduriale.




Skip to toolbar