Kërcënuan presidentin italian pse mori vaksinën, 11 persona nën hetim, mes tyre dy shqiptarë

CORONAVIRUS


11 persona janë vënë në hetim nga pasi ka sulmuar, fyer dhe kërcënuar presidentin italian Sergio Mattarella, mes tyre edhe 2 shqiptarë. E gjithë kjo erdhi pasi kreu i vendit mori vaksinën anti-COVID.

“Le të marrim armët, të shkojmë ta vrasim atë bir…”, “Të uroj çdo të keqe”, “Uroj të afrohet varrimi yt”, ishin këto disa prej komenteve. Për këtë arsye, Prokuroria e Romës nisi hetimet, duke nisur nga blogeri, elektricisti e deri të kardiologët. Shqiptarët e vënë në hetim janë Arjan Karagjozi dhe Irena Salati, që tani duhet t’i përgjigjen akuzave për fyerje të nderit të Presidentit të Republikës, vepër penale kjo në Itali, e parashikuar nga artikulli 278 i Kodit Penal dhe që parashikon nga 1 deri në tre vite burg.

Ato janë shoqëruar në komisariat dhe i janë nënshtruar një kontrolli të kompjuterave, celularëve dhe profileve të tyre në rrjete sociale.



Skip to toolbar