Kërkesa absurde e Voltanës, Austria: Jemi në 2019, jo në 1913

Më të fundit


Një ditë pasi Voltana Ademi bëri një kërkesë absurde dhe të paprecedentë për komision ndërkombëtar si në vitin 1913 për të liruar Shkodrën, refuzimi i parë ka ardhur nga Austria. Ambasadorit austriak Johann Sattler e ka cilësuar si një kërkesë aspak normale për vitin në të cilin jetojmë, sipas së cilit ky problem është i brendshëm dhe duhet të gjendet një zgjidhje.

“Do isha i lumtur të diskutoja. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë”, shkruan Sattler.


Voltana Molotovi i është drejtuar të hënën ambasadorëve të huaj me një  letër përmes të cilës kërkon qeverisjen e Shkodrës nga një përfaqësi ndërkombëtare të ngjashme me atë të viteve 1913-1914. Pra Voltana në shkelje të hapur të Kushtetutës kërkon shkëputjen e Shkodrës nga Shqipëria dhe kërkon komision ndërkombëtar për administrimin e qytetit.

Letra e ish kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi drejtuar ambasadorëve të huaj në Tiranë është jo vetëm e paprecedentë, por edhe një provë që ajo të ndiqet penalisht dhe të shkojë në burg për shkelje të rëndë të Kushtetutës.




Skip to toolbar