Me vulë…por në “shtëpi”/ Apeli i GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për Berishën

Më të fundit


Nuk ka liri për Sali Berishën. Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për ish kryeministrin dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Gazetari Ermal Vija raporton se vendimi u mor nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila dëgjoi prokurorët e SPAK, të cilët kërkuan vazhdimin e arrestit shtëpiak deri në përfundim të hetimeve dhe avokatin e Berishës, Genc Gjokutaj që kundërshtoi informacionin dy mujor dhe kërkoi heqje të masës arrest shtëpie.


“Seanca nisi në orën 10:00 dhe pasi dëgjoi të dyja palët gjyqtarja Ilirjana Olldashi dhe prokurorët e posaçëm që përcollën informacionin dy mujor dhe kërkuan në gjykatë që të vijojnë hetimet për Berishën dhe Malltezin, në akuzën e korrupsionit. Prokurorët kërkuan që të vijonte me masën e arrestit shtëpiak hetimet nga ana avokati mbrojtës Genc Gjokutaj kërkoi ndryshimin e masës dhe cilësimin e informacionit dy mujor të panevojshëm.”, raportoi gazetari Ermal Vija.

Ish-kryeministri po hetohet për korrupsion pasi ka dyshime se ka favorizuar duke nxjerrë akte nën ligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi që përfaqësonte familjet e disa ish-pronareve që përfituan më pas pronën në ish-kompleksin Partizani por në kundërshtim me ligjin.




Skip to toolbar