Kërkohej për drogë, kosovari arrestohet bashkë me të birin në Fier

AKTUALITET


Një shtetas kosovar ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Prishtinës, pasi akuzohet për krim të organizuar dhe trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimi i tij u bë në qytetin e Fierit gjatë operacionit të koduar “Rrjeta”.

56-vjeçari me iniciale A.I është arrestuar në Fier, ku lëvizte i lirë. Bashkë me të ka përfunduar në pranga edhe i biri 33 vjeç, pasi u kap në një lokal me armë pa leje.


Nga kontrolli i ushtruar, 33-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër me 15 fishekë dhe një mjet prerës (biçak), të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

56-vjeçari pritet të ekstradohet në Kosovë për të kryer dënimin, ndërsa i biri do të përballet me drejtësinë shqiptare në Gjykatën e Fierit për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.




Skip to toolbar