Të mërkurën në aeroportin e Rinasit janë rikthyer 60 shtetas shqiptarë, të cilët kishin aplikuar për azil në Francë. 60 personat janë riatdhesuar duke u sjell me çarter nga Lille. Sipas një njoftimit të bër të ditur nga Policia e Shtetit mësohet se 20 prej të riatdhesuarëve kishin aplikuar për azil, ndërsa 40 të tjerë kishin shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e Bashkimit Europian.
Operacioni i riatdhesimit do të vazhdojë edhe në javët e ardhshme. Për këtë arsye, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje shtetasve shqiparë që udhëtojnë në vendet e BE, të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe qëndrimit në hapësirën Schengen, duke mos kërkuar azil. Shanset për të përfituar këtë të drejtë në vendet e BE nga shtetasit shqiptarë, sipas policisë, janë zero.
Njëkohësisht Policia Kufitare, në pikat e kalimit do vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil.