Tentoi të vriste me automatik 53-vjeçarin, pranga të riut në Fier

AKTUALITET


Pas rastit të Lushnjës, ku djali tentoi të vriste nënën dy ditë më parë, një tjetër rastë vrasje e mbetur në tentativë, është parandaluar nga Policia e Fierit. Gjatë të mërkurës, në fshatin Baltëz të Fierit, një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një tjetër shtetas, në moshën 53-vjeç.

Konkretisht, kanë qenë banorë të fshatit, që kanë njoftuar Policinë e Fierit për një konflikt të nisur mes dy personave në fshatin Baltëz. Uniformat Blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke parandaluar në kohë një vrasje të mundshme. Blutë e Fierit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet D.V., 20 vjeç, banues në Baltës, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shetasin F.T., 53 vjeç.


Në cilësinë e provës materiale, 20-vjeçarit i është arrestuar një armë automatike dhe 1 krëhër me 30 fishekë. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa i riu akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.




Skip to toolbar