Këshilli i Sigurisë: Prokuroria të hetojë abuzuesit me ndërtimet

AKTUALITET


Mëngjesin e të hënës u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare, thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Pas kësaj mbledhje, Meta reagoi duke zbardhur disa nga çështjet e diskutuara në mbledhje.

Sipas Presidentit, gjatë mbledhjes u dha mbështetja për prokurorinë që të çojë përpara hetimet dhe të vendosë përpara përgjegjësisë penale të gjithë ata që rezultojnë përgjegjës.


Një tjetër çështje e diskutuar ishte përballimi i situatës, ku sipas Presidentit është kërkuar sigurimi i burimeve të brendshme dhe mbështetja ndërkombëtare për të kaluar problemet e krijuara nga situata.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë”.

“E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës. Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”, shkruan Meta.




Skip to toolbar