Këshilli për Legjislacionin miraton raportin për afatet e vettingut

Më të fundit


Këshilli për Legjislacionin miratoi sot raportin për ndryshimet kushtetuese që parashikojnë zgjatjen e afateve për institucionet e vettingut. Raporti i miratuar në mbledhjen e sotme pritet të kalojë për votim në seancë plenarë.

Raporti u miratua në Këshillin e Legjislacionit vetëm nga deputetët e maxhorancës, pasi PD e LSI nuk morën pjesë në mbledhje.


Raporti thekson se nisma ligjore është në përputhje me përcaktimet kushtetutese dhe bën një prezantim të të gjitha hapave të ndërmarra nga Kuvendi që nga prezanimi i projekligjit, seancave konsultative, për të mbërritur në opinionin e Komisionit të Venecias, i cili theksoi se ndryshimet kushtetutese për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut në drejtësi është në përputhje të standardeve.

Sipas Rregullores së Kuvendit, Raporti i kalon seancës plenare jo më herët se dy javë dh jo më vonë se 3 javë nga momenti i votimit në Këshillin e Legjislacionit.

Votimi i ndryshimeve në Kushetutë kërkojnë të paktën 94 vota deputetësh në seancë plenare, të cilat PS e vetme nuk i ka. Në kushtet kur PS ka 74 vota dhe mbështetjen e 3 deputetëve socialdemokratë, për të vouan shtyrjen e mandatit të organeve të vetting-ut nevojitet vota e opozitës. Deri më tani PD nuk e ka deklaruar publikisht nëse do të mbështesë ose jo me votë këtë ndryshim kushtetues.

Paralelisht PD ka depozituar në Kuvend tre kërkesa për ndryshime kushtetutese, që lidhen me vettingun në politikë, rishikimin e hartës territoriale dhe reformën zgjedhore. Kërkesa që vijojnë të diskutohen në Kuvend.




Skip to toolbar