KFOR-i: Hapja e Urës së Ibrit duhet të bëhet me dialog dhe në koordinim me ndërkombëtarët

BOTA


Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR përmes një komunikim për media ka thënë se hapja e Urës së Ibrit duhet të ndodhë vetëm përmes dialogut dhe në koordinim me ndërkombëtarët. Kryeministri Albin Kurti sot gjatë një vizite në veri ka thënë se kanë kryer të gjitha procedurat për hapjen e urës, ndërsa tani po presin QUINT-in dhe KFOR-in.

Por misioni i NATO-s ka paralajmëruar se vendimi për hapjen e urës qendrore në Mitrovicë duhet të merret në dialog.

“Për çështjen e hapjes së mundshme të urës së lumit Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me komunitetin ndërkombëtar“, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të KFOR-it./abcnews.al/



Skip to toolbar