6 persona, mes të cilëve 5 shtetas shqiptar janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Përmes inspektimit të zonës me helikopter autoritete greke kanë zbuluar 12,800 fidanë kanabis në zonën e Dervenohoria.
Fidanët ishin mbjellë në tre parcela të fshehura, ndërsa 6 personat u arrestuan në flagrancë, të cilët po punonin në plantacione.
Policia greke vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë në kultivimin e drogës.