Kjo është Kristi, studentja e mjekësisë që u gjet e pajetë nën rrënoja

AKTUALITET


Kristi Reçi është një viktimat e cila u nxor e pajetë nga rrënojat e ndërtesës, bashkë me të atin, Eduartin ndërsa ende vijojnë kërkimet për gjetjen e nënës dhe vëllait të saj.

25-vjeçarja studionte në Universitetin e Mjekësisë në Tiranës dhe rektori i këtij insititucioni, Arben Gjata konfirmon se tërmeti i 26 nëntorit preu në mes ëndrrat e mjekes së ardhshme nga Durrësi.

“Mes viktimave të tërmetit edhe studentja jonë, e ndjera Kristi Reçi. Për të dhe për të gjithë viktimat e kësaj dite të kobshme; ju qoftë përherë e gjelbër lëndina, u prehshi në paqe dhe ngushëllime familjeve!”, shkruan Gjata në Facebook.

Lajmi për ikjen e hershme nga jeta ka tronditur miq e të afërm të saj.

“Fatkeqësisht midis viktimave, ishte dhe mjekja dermatologe e ardhshme Kristi Reçi”, shkruhet në dedikimin e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.

Doktoresha Monika Fida, një mike e afërt me Kristin shkruan: “Ma copëtove shpirtin Kristi Reçi! Ëndërr e ndërprerë në mes … Dermatologia e ardhshme … RIP”.



Skip to toolbar