Klopp: Edhe pa ngrënë të ngelem, nuk do të trajnoj ekip tjetër anglez

Më të fundit


Edhe pa ngrënë të ngelem, nuk do të trajnoj ekip tjetër anglez, deklaroi trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp.

Klopp pranon se është i lehtësuar që më në fund ka marrë vendimin për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit.

Qëndrimi i gjermanit në ”Anfield” nënkuptonte se nuk kishte gjasa që të ishte shkarkuar ndonjëherë dhe, pasi kishte zgjatur tashmë kontratën e tij dy vjet përtej shtatë viteve që shërbeu si te ”Mainz” ashtu edhe te ”Borussia Dortmund”, ndoshta do të kishte një pritshmëri që të shkonte përtej 2026-s.

Klopp mund të ishte larguar verën e kaluar pasi ishte i lodhur fizikisht dhe emocionalisht nga një sezon i vështirë që e pa Liverpoolin të përfundonte në vendin e pestë, por ai zgjodhi të qëndronte në mënyrë që t’i rregullonte gjërat.

Me klubin në krye të Ligës Premier dhe duke luftuar në katër fronte, ai e ka bërë këtë në një kohë jashtëzakonisht të shpejtë, por që në nëntor, 56-vjeçari e dinte se duhej të largohej.

“Lehtësimi ishte aty kur mora vendimin për veten time. Nuk e dija se do të ishte kështu.  Sot, ndjenjat janë të përziera… Pronarët e dinin që unë do ta merrja vendimin. Nuk dua të rri dhe të bëj një punë shkel e shko. E kam menduar siç duhet. Dua të fitoj gjithçka këtë sezon, por nuk do të më ndryshonte mendje edhe nëse nuk fitojmë asgjë. Është një vendim që e kam marrë i pavarur nga çdo lloj rezultati”, tha ai.

Ai këmbëngul se nuk është penduar për ndonjë vendim që ka marrë në Liverpool, me të cilin ka fituar Premier Ligën, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup mes një mori titujsh, por pranon se e ka humbur jetën larg futbollit.

”Kam mbërritur këtu si një djalë normal dhe nuk e kam jetuar kurrë këtë”, shtoi ai.

Klopp planifikon të marrë një vit pushim dhe më pas të shohë se si ndihet, por ka përjashtuar një rikthim në menaxhim në Angli.

”Çfarëdo që do të ndodhë në të ardhmen, nuk e di tani, por asnjë klub, asnjë vend, për vitin e ardhshëm dhe asnjë klub tjetër anglez kurrë”, tha ai.

“Edhe nëse nuk kam asgjë për të ngrënë, kjo nuk do të ndodhë”, tha gjermani.



Skip to toolbar