Përkujtimi i Holokaustit/ Papa Françesku: Logjika e urrejtjes dhe dhunës e mohon njerëzimin

BOTA


Sot bota përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Papa Françesku nëpërmjet një reagimi lidhur më përkujtimin e Holokaustit dhe shfarosjes së tmerrshme të miliona hebrenjve, bën thirrje për paqe.

“Kujtimi dhe dënimi i shfarosjes së tmerrshme të miliona hebrenjve dhe njerëzve të besimeve të tjera, i ndihmoftë të gjithë që të mos harrojnë se urrejtja dhe dhuna nuk mund të justifikohen kurrë. Njerëzimi duhet të kujtojë gjithmonë”, shprehet Papa Françesku në një reagim në rrjete sociale.


6 milionë hebrenj mendohet të kenë shfarosur nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një pakicë e vogël arriti të gjente shpëtim në Shqipëri. Ndërkohë prej dhjetë vjetësh në çdo 27 janar nëpër rrugët e Varshavës kalon një tramvaj bosh. Ai nuk ka numër, në vend të tij në anën e përparme ka një yll të Davidit, që dallohet që nga larg. Rruga e vagonit historik kalon nëpër lagjet, që pushtuesit gjermanë në vitin 1940 i kthyen në geton më të madhe hebreje në Evropë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit tramvaji bosh përkujton hebrenjtë e vrarë të Varshavës. Para asgjësimit të tyre nga Gjermania naziste, në Varshavë jetonin 330.000 hebrenj, një e treta e të gjithë banorëve të kryeqytetit polak. Ata përbënin komunitetin e dytë më të madh hebre në botë, pas Nju Jorkut.




Skip to toolbar