“Koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO”, Peleshi: Gjithçka pritet nga Lindja

AKTUALITET


Është mbajtur sot ceremonia për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në fjalën e tij u shpreh se sot është një ditë shumë e rëndësishme për vendin, duke shtuar se tashmë ka ardhur koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO-s.

“Kjo ceremoni e veçantë dhe e shumëpritur prej kohësh. Sot deklarojmë zyrtarisht hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Një ekip i jashtëzakonshëm ka punuar ditë e natë për ngritjen e kësaj baze. Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO-s”, ka thënë ai.

Gjithashtu ministri Peleshi u ndal edhe tek lufta në Ukrainë, duke theksuar se tensionet e fundit edhe mes Izraelit dhe Hamasit kanë vërtetuar se asgjë nuk është e sigurt dhe se për këtë të gjithë duhet të jenë të përgatitur

“Gjithçka pritet në frontin e lindjes,  vendi duhet të jete i përgatitur”, tha më tej ministri Peleshi.



Skip to toolbar