Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali, në rrethin e Teano Versano, pasi u kap me 30gr kokainë të pastër.
Mediat në vendin fqinj njoftojmë se personi i arrestuar është shtetasi Angjelo Veshi, 30-vjeç nga Shqipëria.
Ai është vënë në pranga pas një hetimi të gjerë. Ndërkohë, Angjelo Veshi u arrestua në banesën e tij.
Gjatë kontrollit policia i gjeti 30gr kokainë të pastër e ndarë në doza, dhe e bërë gati për përdorim.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë, këtij shtetasi i janë gjetur dhe 1500 euro, të cilat dyshohen se janë siguruar nga aktiviteti kriminal i të riut.