Doli nga burgu të takonte gruan, vritet shqiptari

Një 45-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali mbrëmjen e të shtunës. Ngjarja ndodhi në Romë rreth orës 11:30, ndërsa mediat raportojnë se burri është një shtetas me kombësi shqiptare. Ai është qëlluar me një plumb në gjoks dhe një në kokë.

Ai kishte dalë me leje nga burgu për të takuar gruan e tij, ndërsa është qëlluar pasi po kthehej për në qeli. Vrasja ndodhi në mes të rrugës, pak pasi 45-vjeçari doli nga dera e shtëpisë për t`u kthyer në qeli në burgun e Rebibbia. Viktima, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ishte me precendent penal.

Ai po vuante një dënim prej vitesh në burgun e Rebibbia, ndërsa mediat italiane raportojnë se ishte në ditët e fundit të dënimit. Hetuesit po përpiqen të zbardhin vrasjen, ndërsa dyshimet e para lidhen me të shkuarën e 45-vjeçarit.

Gjendet i pajetë shqiptari, ishte hedhur në kanal

Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali, trupi i të cilit është hedhur në një kanal. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bassa të Italisë, ku 20-vjeçari Erion Morina, pasi kishte pirë kafen e mëngjesit në lokal, është çuar dhe 100 metra më tutje është gjetur i pajetë trupi i tij.

Sipas hetimeve ai është dhunuar me grushte dhe sende të forta gjatë një zënke dhe më pas është hedhur në kanal. Ishin kalimtarë të rastit ata që pikasën njollat e gjakut në trotuar, ku dhe gjetën trupin e tij të pajetë duke lajmëruar policinë. Në lidhje me ngjarjen është shoqëruar një person, ndërsa dyshimet e para tregojnë se gjithçka mund të ketë ndodhur gjatë një zënke të çastit.

I kishin fshehur në trup, shqiptarit dhe bullgares u sekuestrohen 25 mijë euro në Kapshticë

Policia kufitare në Doganën e Kapshticës sekuestroi një shumë monetare prej 25 mijë eurosh, ndërsa janë proceduar penalisht dy persona. Sipas një informacioni zyrtar, mësohet se gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Kapshticës, në dalje nga Shqipëria, u krye kontrolli ndaj dy shtetasve.

Konkretisht, gjatë kontrollit të shtetasit me inicialet J.R. 46 vjeç, nga Memaliaj, rezident në Greqi dhe shtetases bullgare me inicialet D.D., 31 vjeçe, u gjetën 25 mijë euro.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, këtyre shtetasve iu gjet një sasi prej 25000 eurosh, të fshehura në trup, të cilat nuk i kishin deklaruar para autoriteteve.

Veprimet në lidhje më këtë rast janë kryer nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në DVP Korçë, të cilët kanë filluar procedimin penal ndaj këtyre shtetasve.

Kokainë dhe euro në shtëpi, pranga shqiptarit në Itali

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali, në rrethin e Teano Versano, pasi u kap me 30gr kokainë të pastër.

Mediat në vendin fqinj njoftojmë se personi i arrestuar është shtetasi Angjelo Veshi, 30-vjeç nga Shqipëria.

Ai është vënë në pranga pas një hetimi të gjerë. Ndërkohë, Angjelo Veshi u arrestua në banesën e tij.

Gjatë kontrollit policia i gjeti 30gr kokainë të pastër e ndarë në doza, dhe e bërë gati për përdorim.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë, këtij shtetasi i janë gjetur dhe 1500 euro, të cilat dyshohen se janë siguruar nga aktiviteti kriminal i të riut.

Dënohet shqiptari që planifikonte sulme terroriste në SHBA

Fabjan Alameti, shqiptari 21 vjeçar që banonte në Nju Jork është dënuar me gati pesë vite burg. Më herët ai kishte pranuar fajësinë për deklarim të rremë tek Byroja Federale e Hetuese kur u pyet rreth aspiratave të tij për t’iu bashkuar organizatës terroriste Shteti Islamik dhe planin për hakmarrje pas sulmin në një xhami në Nju Zelandë.

Atij iu lexua dënimi në gjykatën federale në Missoula të shtetit të Montanës. Alameti është dënuar me 4 vite e 9 muaj heqje lirie.

Autoritetet e drejtësisë intervistuan Alametin për herë të parë në vitin 2018. Më vonë ai kishte postuar shkrime në rrjetet sociale, në mbështetje të organizatës ISIS.

Prokurorët thonë se ai po udhëtonte me autobus drejt Montanës më 15 mars, kur një person i armatosur vrau 50 njerëz në një xhami në Christchurch të Nju Zelandës. Alameti kishte biseduar online me një person pa e ditur se ai ishte informator, e të cilit i kishte shpalosur planin e tij që të sulmojë njerëz të zakonshëm në shenjë hakmarrje sikurse edhe planet e tij që të ndëmerrte një sulm kundër një objekti ushtarak në SHBA.

Ai u arrestua më 3 prill në një poligon armësh në shtetin Montana. Avokati mbrojtës i të dënuarit tha se deklaratat e klientit të tij janë të mbrojtura nga amendamenti i parë./VOA/

Rrahën shqiptarin për vdekje, gjykata greke liron autorët

Autorët e vrasjes së një shqiptari, janë lënë të lirë nga një gjykatë greke, pasi sipas saj nuk kishte prova të mjaftueshme për akuzat e vrasjes. Ngjarja ndodhi në Lamia të Greqisë, ku dy vëllezër binjak, po shqiptar dhe pjesë e komunitetit egjiptian, u zunë me një tjetër shqiptar pas një konflikti për motive të dobëta.

Vëllezërit rrahën 41-vjeçarin shqiptar me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. 41-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por humbi jetën si pasojë e në ataku kardiak. Ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi se ataku kardiak erdhi si pasojë e rrahjes, por për gjykatën kjo nuk ishte provë, ndërsa e cilësoi vdekjen e tij për arsye patologjike. Rënia e akuzave nga gjykata, la të lirë dy vëllezërit 33-vjeçar.

Dy djem në Greqi rrahin deri në vdekje shqiptarin on Vidnews.

Qëllon 12 herë me thikë një femër, arrestohet shqiptari në Itali

Një 28-vjeçar shqiptar ka qëlluar me thikë një shtetase moldave në oborrin e shtëpisë së saj, plot 12 herë. Shqiptari  ka shkuar në banesën e gruas moldave, në të cilën jetonte së bashku me të motrën, dhe  e ka qëlluar në zonën e barkut duke e plagosur rëndë. 33-vjeçarja i është nënshtruar operacionit dhe ende ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Nuk dihen shkaqet e sulmit të të riut shqiptar, ndërsa policia ka bërë arrestimin e tij, i cili pritet të përballet me akuzën “vrasje e mbetur në tentativë.’

U kap me kokainë dhe mijëra euro në makinë, arrestohet 28-vjeçari

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me mbi 3 kilogramë kokainë në makinën e tij.

Gjatë një operacioni blitz të policisë në Reggio Emilia, ku u kryen kontrolle në banesa dhe makina në lagjen Piacenza, në makinë e shqiptarit Elton Barameta, 28 vjeç, u gjet 3 kg e gjysmë kokainë që kapte në treg vlerën e 250 000 euro. Droga ishte e fshehur në një vend sekret të makinës si dhe u sekuestruan 30 mijë euro.

Sipas policisë, shqiptari nuk merrej me shitjen e drogës por bënte vetëm furnizimin e shpërndarësve.

Motori përplaset me kamionin, humb jetën 27-vjeçari

Një aksident në Greqi i ka marrë jetën një shqiptari 27-vjeçar në zonën bregdetare të Voula. Në aksident u përfshinë një kamion dhe një motor, që ka rezultuar fatal për shqiptarin, i cili drejtonte motorin.

27-vjeçari shqiptar po ecte me motor me shpejtësi ndërsa kamioni po tentonte të kthehej, kur ka ndodhur përplasja. Sipas kamerave të sigurisë në rrugë, duket se kamioni ka kaluar me të kuqe semaforin dhe nuk ka mundur dot të shmang motorin që drejtohej nga i riu.

Policia tha se fatkeqësisht shqiptari nuk mbante as kokore mbrojtëse duke ndërruar jetën menjëherë në vendngjarje. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në gjendje shoku në komisariat, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kërkohej prej dy vitesh për trafik kokaine, arrestohet shqiptari në Francë

Një shqiptar i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia franceze. Shqiptari me iniciale D.A., 37 vjeç, kërkohej prej 2017, pasi u shpall fajtor në trafikimin e 5 kilogramëve kokainë. Droga trafikohej nga Holanda në drejtim të provincave Sondrio, Lecco dhe Como.

37-vjeçari shqiptar vepronte në grup së bashku me një tjetër bashkatdhetar dhe tre shtetas të tjerë italianë.

Skip to toolbar