Kokainë dhe kanabis në banesë, arrestohet kolumbiania në Durrës

AKTUALITET


Një shtetase kolumbiane është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi i janë gjetur në posedim lëndë narkotike.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasen N. U., 30 vjeçe, banuese në Kolumbi, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe kontrollit në banesën e saj, iu gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike cannabis dhe kokainë.”


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar