Gjetjet paraprake të hetimit të Komisionit Evropian tregojnë se Apple po shkel ligjet e reja të BE-së që lejojnë kompanitë më të vogla të konkurrojnë dhe konsumatorët të gjejnë aplikacione alternative më të lira.
Komisioni Evropian tha se i dërgoi gjetjet Apple pas një hetimi që filloi në muajin mars. Komisioni Evropian beson se Apple nuk është në përputhje me Aktin e Marketingut Dixhital (DMA) “pasi parandalon zhvilluesit e aplikacioneve që t’i drejtojnë lirisht konsumatorët në kanale alternative për oferta dhe përmbajtje”.
Apple, ka 12 muaj për të përmbushur para se të përballet me gjoba deri në 10% të të ardhurave të saj globale. BE shpreson se dialogu në vazhdim do të çojë në pajtueshmëri dhe jo në sanksione, shkruajnë mediat e huaja./abcnews.al