Konfirmohen 7 raste të reja me koronavirus në Greqi, shkon në 2915 numri total i të infektuarve

AKTUALITET


Shtatë raste të reja me koronavirus konfirmohen ne 24 oret e fundit duke shkuar ne 2915 numri gjithsej deri tani në Greqi, ndërsa nuk ka asnjë vdekje.

Sipas njoftimit të nënshkruar nga përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë  për koronën e re, Profesor Sotiris Tsiodras , 55.2% e rasteve kanë të bëjnë me burrat. 14 paciente po trajtohen të intubuar. Kurse, 106 pacientë janë larguar nga ICU.


Nderkohë, sot nuk ka pasur vdekje të regjistruara. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është 175 .  Nga këta, 52 ishin gra (29.7%) dhe pjesa tjetër ishin burra. Janë testuar gjithsej 178,316 monstra klinike.




Skip to toolbar