‘Kontrata e Berishës, kalkulim elektoral’, Kthupi: Rast tipik i korrupsionit politik

Më të fundit


Përfaqësuesi i koalicionit Djathas për Zhvillim, Rezart Kthupi tha për ‘Real Story’ se kontrata e PD është një kalkulim elektoral që në vend të sillte spunto për demokratët, ishte një shpërthim i keq.

Sipas tij, ky është një rast tipik i korrupsionit politik dhe se nuk duhet të pretendojmë të ngremë një shtet kur korrupsioni nis nga jeta politike.

“Është kalkumim elektoral që kontrata të ofron spunton, por nëse është shpërthim i kontrolluar në këtë rast është shpërthim i keq. Duke marë parasysh vlerën e kontratës dhe elementët, kam një mendim shumë të thjeshtë. Ne kemi një problem në Shqipëri që është korrupsioni politik dhe ky është rasti tipik. Duke përdor fonde që nuk duhet të ekzistonin krijon lobim dhe atë që është korrupsioni shtetëror.Dy elementë duhet të ndryshohen, e para 6 muaj para zgjedhjeve duhet të bëhej deklarimi një mujor i fondeve dhe mosdeklarimi i fondeve të ishte shkak përjashtues nga zgjedhjet. Dhe ligji për partitë të ndyrshojë që financimi të jetë konstat në kohë. Nuk pretendojmë të ngremë shtet kur korrupsioni nis nga jeta politike.”



Skip to toolbar