Korça nuk gjen paqe, 6 tërmete në 24 orë

AKTUALITET


Toka në Korçë nuk po gjen paqe dhe lëkundjet e tërmetit vijojnë të shkaktojnë panik te banorët. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar jo pak por 6 tërmete brenda 24 orëve. Tërmeti më i fundit ka qenë ai i mëngjesit të së enjtes me magnitudë 2.3 dhe ka pasur epiqendër Nikolicën e Korçës, zone që edhe gjatë ditëve të fundit ka qenë epiqendër tërmetesh.

Sipas të dhënave të IGJEUM tërmeti më i fortë në Nikolicë është shënuar më 6 nëntor rreth orës 23 :00 dhe ka pasur magnitudë 3.4. Ndërsa tërmetet e tjera kanë pasur si epiqendër fshatrat e Korçës, Bezhan dhe Koshonicë dhe kanë qenë me magnitudë më të ulët.   

Fatmirësisht tërmetet nuk kanë qenë të fortë dhe nuk kanë shkaktuar dëme, vetëm kanë krijuar panik tek banorët të cilët prej kohësh rrinë me frikën e lëkundjeve të fuqishme.



Skip to toolbar